Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Mediat greke, shkruajnë se kanë informacione se në orët në vijim, Aleksis Tsipras do të japë dorëheqjen nga SYRIZA.
Sipas informacioneve të Protothema Alexis Tsipras ka njoftuar në mbledhjen e Zyrës Ekzekutive se po dorëzon dorëheqjen nga drejtimi i partisë në mënyrë që partia të kalojë në një konferencë për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Po ashtu thuhet se ai nuk do të kandidojë më për drejtimin e partisë.
Kujtohet se Alexis Tsipras ka deklaruar natën e zgjedhjeve të 25 qershorit, “Unë do të jem i pari që do të vendos veten në gjykimin e anëtarëve të partisë”.