“Ai ishte para së gjithash një luftëtar”, bota ngushëllime për vdekjen e Berlusconit

12 June 2023, 20:07Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ai ishte para së gjithash një luftëtar”, bota
Silvio Berlusconi

Bota politike, udhëheqës brenda dhe jashtë vendit i ofruan ngushëllimet e tyre Italisë pas vdekjes së ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i cili do të ketë një funeral shtetëror të mërkurën në Katedralen historike të Milanos.

Kryeministri izraelit, Netanyahu: “Jam thellësisht i pikëlluar nga vdekja e Berlusconit. Silvio ishte një mik i madh i Izraelit dhe na qëndroi pranë në çdo kohë. Pusho në paqe miku im”.

Presidenti rus, Putin: “Për mua, Silvio ishte një person i dashur, një mik i vërtetë. Kam admiruar gjithmonë largpamësinë dhe vendimet e ekuilibruara të Berlusconit. Vdekja e Berlusconit ishte një humbje e pazëvendësueshme dhe një fatkeqësi e madhe”.

Kryeministri britanik, Sunak: “Silvio Berlusconi ka pasur një ndikim të madh në politikën italiane gjatë disa dekadave dhe mendimet tona janë me popullin italian dhe familjen e tij”.

Kryeministrja italiane, Meloni: “Ai ishte një njeri që kurrë nuk kishte frikë të mbronte bindjet e tij. Ky guxim dhe kjo vendosmëri e bënë atë një nga njerëzit më me ndikim në historinë italiane. Ai ishte para së gjithash një luftëtar”.

Zëvendëskryeministri italian, Salvini: “Ne sot po i japim lamtumirën një italiani të madh, një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, në të gjitha fushat, nga të gjitha këndvështrimet, të pakrahasueshëm”.

Ministri i Jashtëm, Tajani: “Dhimbje e madhe”.

Ish-kryeministri, Renzi: “Silvio Berlusconi shkroi historinë në këtë vend. Shumë e donin, shumë e urrenin, por të gjithë duhej të pranonin ndikimin e tij të pashembullt në jetën politike dhe të biznesit të Italisë”.

Udhëheqësja e opozitës Schlein: “Një epokë po përfundon me vdekjen e Silvio Berlusconit. Një nga protagonistët e historisë së vendit tonë”.

Ish-presidenti i BE-së, Prodi: “Vlerësova mbështetjen e tij për çështjen pro evropiane, veçanërisht pasi ajo u konfirmua dhe u forcua kur fati ynë i përbashkët evropian ishte nën sulm të ashpër dhe të pamenduar”.

 


Video