
2008 ishte viti i fundit i Ronaldinhos në Barcelonë, me brazilianin që magjepsi botën dhe u largua duke e lënë ekipin në duart e Messit. 15 vjet më vonë, djali i tij 17-vjeçar, Joao Mendes, firmos kontratën me klubin katalanas.
Ai kishte qenë në provë disa javë dhe i kaloi me sukses. Para disa ditësh ai debutoi edhe në një ekip miks të dy skuadrave të të rinjve të blaugranasve kundër Manchester United.
“ Ne jemi krenarë që vazhdojmë kapitullin and Ronaldinhos. Ne donim që djali i tij të vazhdonte karrierën këtu. Nuk e di nëse he do të jetë për skuadrën e dytë.
✍???? The player ????????????̃???? ???????????????????????? there is a sign, in the presence of the director @SolerFerre and the director of Futbol Formaiu José Ramon Alexanco, his next incorporation to FC Barcelona in the youth stage #FCBMasia ????❤️ pic.twitter.com/IyVWbFddHU
— FC Barcelona - Masia (@FCBmasia) March 2, 2023
Djaloshi ka cilësi dhe ne jemi të kënaqur për këtë nënshkrim. Jemi të lumtur që mbajmë marrëdhënie të mira me Ronaldinhon.
Presioni mbi të ekziston sepsis babai i tij ishte një nga më të mirët në botë. Ai mund të jetë nën presion, por ne kemi trajnerët më të mirë për të zhvilluar aftësitë e tij ”, ka thënë presidenti i Barcelonës, Laporta.