Exclusive - SPAK denied it, but Vox News learns that MP Sara Mil...
2026-11-11 11:01:00Focus
Sulmuesi Brajan Gruda, ka vendosur të përfaqësojë kombëtaren e Gjermanisë. Pavarësisht se ishte një dëshirë e madhe e trajnerit Silvinjo, 19-vjeçari nuk do të jetë pjesë e Shqipërisë.
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka vendosur ta ftojë në stërvitjen e “pancerave”, javën e ardhshme, në përgatitjet për Europianin.
Gruda do të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës, por vetëm kaq, pasi nuk do të jetë pjesë e Gjermanisë në Europian.
Sulmuesit në pronësi të Mainz-it, i është premtuar se pas Euro 2024, do të jetë pjesë e Gjermanisë.