Protesta ndryshe/ Studentët e Politeknikut mbushin muret e universitetit me premtimet e parealizuara të qeverisë (FOTO)

2026-11-25 13:59:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta ndryshe/ Studentët e Politeknikut mbushin muret e universitetit me

Një grup studentësh të Universitetit Politeknik të Tiranës kanë zhvilluar një protestë simbolike në ambientet e brendshme të godinës.

Mëngjesin e kësaj të mërkure studentët kanë ngjitur pankarta me mesazhe në korridore përpara nisjes së procesit mësimor, duke shprehur kështu revoltën e tyre.

Në këto pankarta studentët synojnë që të tregojnë problemet që sipas tyre duhet të zgjidhen, duke nisur nga strehimi, bursat dhe shpopullimi.

Sipas tyre, kjo nismë është një formë solidariteti me protestën studentore dhe një mënyrë për të shprehur mbështetjen ndaj kërkesave të saj.



Vox Pop

Video