How Belinda Balluku is fabricating the rumor about Top Channel's...
/ 2026-10-19 16:19:00Focus

Adriatik Lapaj po vijon protestën e tij para Kryeministrisë, ku gjatë ditës iu bashkuan edhe dhjetëra qytetarë. Protestuesit kanë vendosur çadra dhe karrige në shesh, ndërsa policia u ka kërkuar që t’i heqin dhe të largohen nga zona.
Kërkesa e policisë ka shkaktuar tensione mes të pranishmëve. Disa prej qytetarëve janë dëgjuar të thërrasin “shtet që vret”, duke akuzuar autoritetet për presion dhe dhunë ndaj protestës.
Pavarësisht thirrjeve të policisë, Lapaj dhe mbështetësit e tij deklarojnë se protesta do të vazhdojë.