Daljet e përditshme të ish Presidentit Meta në media, ku ka bërë deklarata jo pak të forta, përsa i përket "tradhtisë brenda partisë" dhe ka sulmuar SPAK-un dhe kreun të tij, kanë marrë përgjigjen virtuale të Monika Kryemadhit.
Kryemadhi ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook, ku i cilëson këto dalje si "protagonizëm bosh që janë në shërbim të Edi Ramës dhe Erion Veliajt"
"Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre.
Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.
Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre.
Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve", shkruan Monika në Facebook.