Kaloi afati prej 5 orësh, bora

2022-03-06 14:04:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kaloi afati prej 5 orësh, bora
Anulohen zgjedhjet në Pult dhe Shosh të Shkodrës

Zgjedhjet në 2 qendrat e votimit në Shosh dhe në Pult të bashkisë së Shkodrës janë  anuluar për shkak se votimi nuk u hap brenda 5 orëve sipas parashikimeve në Kodin Zgjedhor. Por shkak për mos nisjen e procesit të votimit në këto dy njësi administrative janë bërë kushtet e vështira atmosferike. Më herët edhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve konfirmoi problematikën në këto dy zona.

Kaloi afati prej 5 orësh, bora

“Problematikat e evidentuara deri më tani 2 QV në Shosh e Pult në të cilat nuk ka filluar votimi për shkak të mungesës së komisionerëve që nuk kanë mundur do të shkojnë për shkak të situatës atmosferike”, deklaroi Celibashi.

 


Video