Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Premtim Kryemadhi ka denoncuar sot deputetin e PD Xhelal Mziu se po u bën presion qytetarëve se kë duhet të votojnë. Ai tha se prej ditësh administrata është në terren dhe po shantazhon qytetarët.
"Ju vlerësoj për punën. Dua të falenderoj gjithë qytetarët, kushtet e motit e vështirësuan pak. Ju bëj thirrje të shprehin vullnetin e tyre. Ka patur disa probleme për shkak të ndërprerjes së energjisë. Është pak problem pjesëmarrja pasi në zonat e thella rrugët nuk janë të hapura.
Një apel për administratën, administraten e bashkisë Kamëz që gjithë këto ditë ka vepruar në territor. Lërini shantazhet, lërini qytetarët të votojnë lirë. Sot që flasim ne telefonin tim ka një mesazh nga nje deputet për thirrje për kë të votojnë. Nëse heshtjen zgjedhore se respekton një ligjvënës. Shpresoj se qytetarët nuk do bien në këtë presion, deputeti është i Bashës," tha Premtim Kryemadhi.