Elisa, your battle is not with Balluk, but with her boss, whom s...
2026-11-20 00:34:20Focus
Partia Demokratike e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkeled Alibeaj ka dorëzuar në Gjykatën e shkallës së parë Tiranë, ankimimin e vendimit për njohjen e statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit, të mbajtur nga Sali Berisha. Dorëzimi i kërkesës për ankimimin e vendimit u bë mesditën e sotme.
Me vendimin e dhënë rreth një javë më parë në Gjykatën e Tiranës nga gjyqtari Agron Zhukri, PD-së i njihej statusi i ri, dhe drejtimi i partisë nga Komisioni i Rithemelimit, deri në Kuvendin e 30 prillit.