Berati po i nënshtrohet punimeve si pjesë e Programit të Rilindjes Urbane. Rama i cili ka inspektuar këto punime në lagjen e Mangalemit, tha se po marrin jetë një sërë projektesh, ndër të cilët projekti i madh i rikualifikimit urban të krejt hapësirës me një vlerë të veçantë historike dhe turistike rreth Muzeut Etnografik, përgjatë rrugës tradicionale “Mihal Komneno”, “Mangalemit", sheshit të "Selamllëkut” bashkë edhe me zonën ku ndodhet kompleksi fetar me Xhaminë Mbret dhe Teqenë e Helvetive.
Gjatë inspektimit, Rama u ndal te kopshti i Xhamisë Mbret, ku kërkoi që aty në atë zonë të ndërtohet një kopsht i bukur siç thuhet edhe në Kuran.
“Merr hap Kuranin, pemë, lule të Kuranit mbilli këtu rreth e rrotull xhamisë. Mbilli ti. Del spektakël. Pjesa tjetër përfshihet deri poshtë dhe kjo bën realisht që të duket si koka e nuses në një fustan të gjatë dasme”, tha Rama.