"Sozia" e Ramës merr park fotovoltaik mbi tokën bujqësore në Lus...
/ 2026-10-26 14:15:00Focus
Lulzim Basha u shfaq nga dera anësore e Selisë Blu, ku dha edhe një prononcim të shkurtër për gazetarët. Ai tha se mbetet në dispozicion për të bërë gjithçka që do të çojë në bashkimin e demokratëve.
Kryedemokrati nuk ka qenë sot i pranishëm në Kuvend, ndërsa daljet publike të tij janë bërë gjithnjë e më të rralla që pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 6 marsit.
“Jam mirënjohës për ndihmën që jep çdo anëtar për Partinë Demokratike, për demokratët, e dyta që dua ta them por nuk është lajm për ju. Unë mbetem në dispozicion për të bërë gjithçka dhe për të bashkuar partinë demokratike”, deklaroi Basha.