Sali Berisha bën akuzën e fortë në Kuvend: Anijet ruse po shkarkohen në Portin e Durrësit

2022-03-17 11:36:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha bën akuzën e fortë në Kuvend: Anijet ruse po
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta drejt qeverisë nga foltorja e Kuvendit, duke u shprehur se anijet ruse po shkarkohen në Portin e Durrësit dhe kanë shkelur embargon ruse.

“Dy janë shkeljet më të rënda te Kuvendit, që refuzon debatin për krizën e rëndë që ka pllakosur qyyetarët, jo zyrtarët dëshmi e një arrogance të pakufishme, e përdorimit të gënjeshtrave ndaj qytetarëve në protestë. U serviren faturat e furrave të bukës sikur janë familje nga Italia. Shprehen me urrejtje se janë pakicë. Kërkoj rezolutën po shkelni embargon po shkarkoni anije ruse, kur bota shpall Putinin kriminel lufte, ju mashtroni. Fusni rezolutën.

Për ju s’ka krizë, s’ka kufizime, ka vetëm vullnet e dëshira. Ju nuk e latë të futet në rend dite. Nuk dihet se për çfarë “tubash” e ka fjalën specifikisht Berisha, por më herët neësbomb.al ka raportuar se në Portin e Durrësit kishte ardhur një anije moldave me mbi 2300 tonë grurë rifuxho. Anija “Titan” u nis disa ditë më parë nga porti kroat i Splitit për në Portin e Durrësit. Kjo është anija e dytë që shkarkohet në port gjatë këtij muaji, pas anijes së fundit ruse “Slavianka” që solli një ngarkesë rreth 3000 tonësh” u shpreh Berisha.


Video