"Condemned" protesters?! Who trapped Rama inside the Prime Minis...
/ 2026-10-23 16:02:00Focus
Deputeti Tomor Alizoti e konsideron të vdekur Lulzim Bashën. I ftuar në “Zonë e lirë”, Alizoti tha se ajo që duhet diskutuar është se si të hapen figurat e reja në PD. Sipas Alizotit ishte gara me ish-kryeministrin Sali Berisha ajo që e fundosi Bashën.
“Nuk merrem me njerëzit që kanë mbaruar politikisht. Basha ka vdekur politikisht. Në shqipëri ka tre epoka: Zogizmi Berishizmi dhe fashizmi. Njerëzit shikojnë tek berishizmi shpresën dhe ringritjen. Por fashizëm nuk ka, kur ai merr dhe ndërton kulla. Berisha e vdiq Bashën, por tani duhet të diskutojmë si PD duhet të hapë elitat për të zgjedhur figurat,”- tha Alizoti.