"Condemned" protesters?! Who trapped Rama inside the Prime Minis...
/ 2026-10-23 16:02:00Focus

Komisioni i Rithemelimit zhvillon një mbledhje mbrëmjen e kësaj të premteje në selinë e Partisë Demokratike.
Në mbledhje është i pranishëm edhe Sali Berisha.
Ai është pritur nga disa mbështetës që ndodheshin në hyrjen e selisë. Ndërkohë Berisha nuk ka pasur një komunikim për mediat në hyrje të selisë.
Kjo është hera e dytë që Berisha shkon në selinë e PD për ditën e sotme.
Në njoftim thuhet se do të diskutohet për hapat e ardhshëm që do të marrë Komisioni i Rithemelimit.
Më herët gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me disa përfaqësues nga Komisioni i Rithemelimit, u takuan me Enkelejd Alibeajn dhe Gazmend Bardhin, por pa gjetur dakordësinë.