How Belinda Balluku is fabricating the rumor about Top Channel's...
/ 2026-10-19 16:19:00Focus

Nuk kaloi pa u vëzhguar në media veshja 'made in Italy' e Vladimir Putin, që nga skena e stadiumit të Moskës kishte veshur një pallto me ngjyrë blu të errët të Loro Piana, një markë e specializuar të artikujve të kashmirit e blerë në vitin firma franceze e luksit Lvmh.
Sipas medieve ndërkombëtarë, bëhet fjalë për një pallto me vlerë rreth një milion e gjysmë rubla, e barabartë me 12 mijë euro.
Në rrjetet sociale ka nga ata që nënvizojnë se vendimi i presidentit rus për të dalë në publik me veshjen e shtrenjtë bie në kontrast me shqetësimet e shumë qytetarëve rusë që kanë nisur të kenë vështirësi jetese për shkak të sanksioneve të ashpra ekonomike dhe financiare nga Perëndimi.


