Frident Kuqi and Halil Gashi win the 62 million USD auction to b...
/ 2026-10-26 22:13:42Focus

Një mjeke ukrainase është qëlluar për vdekje nga ushtria ruse teksa po dërgonte në spital nipin e saj.
Lajmin e ka dhënë ministri ukrainas i Shëndetësisë, Viktor Liashko, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shkroi se terroristët i morën jetën mjekes, teksa ajo po çonte nipin e saj të plagosur në spital nga fshati Kuhari në rajonin e Kievit.
“Këta janë çnjerëzor, nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar! Në mëngjes u bëra apel mjekëve rusë që të dënojnë aktet e tiranit, të dalin në shesh duke kërkuar ndalimin e luftës dhe të ngrihen mbrojtjen e kolegëve, mjekëve ukrainas”, shkroi ministri në Facebook.