"Je transferuar me urdhër të Ramës"/ Veliaj letër gjykatëses së GJKKO-së: Hetoni urdhrin e Kryeministrit!

2026-11-03 11:43:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Je transferuar me urdhër të Ramës"/ Veliaj letër
Edi Rama/ Toni Gogu/ Erion Veliaj

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk është paraqitur në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), por përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Veliaj i ka drejtuar një letër gjykatëses, përmes së cilës ngre pretendime lidhur me transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit dhe kërkon hetim për rrethanat e këtij veprimi.

Në letrën drejtuar gjykatës, Veliaj shprehet se përgjigjen lidhur me këtë çështje e ka marrë të premten nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i cili, sipas tij, i ka thënë se transferimi është kryer me urdhër të Kryeministrit Edi Rama.

Veliaj pretendon se urdhri i Kryeministrit është i paligjshëm dhe shprehet se, nëse do ta dinte një gjë të tillë, do t'i shtoheshin akuza të tjera për prishjen e rendit kushtetues.

Në përfundim të letrës, ai i kërkon gjykatës të kryejë një hetim të plotë dhe të thelluar për këtë çështje.

Letra e Veliajt:

E nderuar znj. gjykatëse,

Siç jeni vënë në dijeni nga Avokati i Popullit, jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit pa u kryer urdhri sekret.

Përgjigjen e mora të premten nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Më tha se janë transferuar me urdhër të Ramës.

Ta dija, për nder se do më shtoheshin akuza të tjera për prishjen e rendit kushtetues, urdhri i Kryeministrit është i paligjshëm.

Kërkoni hetim të plotë, të thellë dhe të provuar.

Po e lë në dorën tuaj!

Veliaj u transferua në fund të tetorit nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Dërgimi në Fier solli reagime të shumta, ndërsa kryebashkiaku i Tiranës drejtoi gishtin një ditë më parë drejt kryeministrit Edi Rama.

Në reagimin e tij, Veliaj zbardhi takimin me ministrin Gogu, që sipas të cilit, i kishte përcjellë një mesazh nga kryeministri Edi Rama.

Sipas Veliajt, Rama e ka kërcënuar që të pranojë përfshirjen në protestat e studentëve dhe të flamengove, të hiqte dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe të mos këshillohej më me avokatin Plarent Ndreca. 


Video