The Kapri family wins the 4.5 million euro tender from the Municipality of Pogradec!

2025-09-12 18:57:52Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
The Kapri family wins the 4.5 million euro tender from the Municipality of
Familja Kapri fiton tenderin 4.5 milionë euro po nga Bashkia e Pogradecit!

Familja e ish-kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, ka fituar një tender të majmë po nga Bashkia e Pogradecit. Kryetari aktual Ilir Xhakolli e ka shpallur fituese firmën “REJ”, ku Kaprit kanë 80 % të aksioneve dhe 20 % i ka Gëzim Salillari (alias Gëzimi i Kashtës), në tenderin e majmë të pastrimit.

Një procedurë tepër e diskutuar, pasi disa firma janë skualifikuar nga gara, çka ka ngjallur hije të mëdha dyshimi se gjithçka ka qenë e paracaktuar. Por, ajo që bie erë është se familja kthehet të bëjë punët “e lëna përgjysmë” nga Eduarti, i cili është marrë i pandehur nga SPAK-u për lejen që i dha vëllait për pallatin shumëkatësh po në Pogradec.

The Kapri family wins the 4.5 million euro tender from the Municipality of
Njoftimi i fituesit të tenderit të pastrimit nga Bashkia e Pogradecit

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, në datën 11 shtator 2025 Bashkia e Pogradecit ka shpallur fituesin e tenderit me objekt “pastrimi, grumbullimi dhe largimi i mbeturinave të qytetit të Pogradecit dhe Njësive Administrative”.

Fondi limit i procedurës ka qenë plot 436 milionë lekë, ndërkohë që oferta fituese ishte rreth 430 milionë lekë. Por, edhe kohëzgjatja është tepër e diskutueshme, pasi Xhakolli e ka bërë tenderin për plot 4 vjet, ose 48 muaj.

Një kohë tepër e gjatë, pasi edhe nëse ai nuk kandidon apo zgjidhet, sërish procedurat e tij do të vijojnë edhe pas këtij mandati. Më shumë duket si një qokë ndaj njerëzve të njohur ose një ftesë për Kaprit për bashkëpunim.

The Kapri family wins the 4.5 million euro tender from the Municipality of
Tenderi i pastrimit i Bashkisë së Pogradecit, i viti 2020 ku fitues ishte sërish “REJ”

Redaksia jonë hulumtoi edhe tenderët e mëparshëm të Bashkisë së Pogradecit, për pastrimin. Fitues në fund të vitit 2019 ka qenë firma “REJ”, me të njëjtët pronarë. Një konflikt i madh interesi, pasi në atë kohë kjo firmë e fitoi tenderin me një vlerë prej 625 milionë lekësh (6.2 milionë) euro, duke u skualifikuar edhe ofertuesit e tjerë.

Duket një “punë” që në Pogradec ia japin gjithmonë firmës së familjes Kapri. Rrënjët e forta në atë qytet, ish-kryetari apo edhe lidhjet me KPP-në apo me personazhe kontroverse, e kanë kthyer në të preferuar. Tenderi i mëparshëm është firmosur në muajt e parë të vitit 2020 dhe ka pasur një kohëzgjatje prej 5 vitesh.



Video