“Mbreti i fundit i Romës”, si funksiononte grupi i drogës, Elsa Lila

2022-03-16 11:52:12Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Mbreti i fundit i Romës”, si funksiononte grupi i drogës,
Elsa Lila dhe Petrit Bardhi

Detaje të reja nga arrestimi i këngëtares Elsa Lila, si pjesë e një bande të trafikut të Drogës në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se këngëtarja shqiptare ishte në rolin e financieres, Lila ka qenë pjesë e një grupi të trafikimit të lëndëve narkotike, së bashku me ish-boksierin shqiptar Petrit Bardhi.

Ai është emër i njohur për policinë italiane pasi në korrik të vitit 2015 u vu në pranga në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza, së bashku me Arben Zogun (“Riccardino”) dhe Fabrizio Diabolik Piscitelli.

Riccardino, Titty dhe Plutoni ishin pjesë e klanit italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës. Grupi i shqiptarëve me qendër në Acilia kishte si synim lokalet e qytetit.

Si funksiononte grupi shqiptaro-italian, 13 të arrestuar mes tyre edhe këngëtarja, Elsa Lila

Pjesë e të arrestuarve të “famshëm” është edhe Arben Zogu, i njohur si “Riccardiono”, i cili bashkë me Bardhin ishin pjesë të klanit të vëllezërve Guarnera, një bandë italo-shqiptare që merret me trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali dhe më pas shpërndarjen e tyre atje. Grupi i boksierëve u shkatërrua në vitin 2015 nga policia italiane.

Ata kishin atëhere mbrojtjen e mafiozit Massimo Carminato, i njohur si “Mbreti i fundit i Romës” që merrej me disa aktivitete kriminale përfshirë gjobëvënie dhe trafik droge.

Dënimin më të rëndë e ka marrë Arben Zogu, i cili u dënua atëhere me 20 vite burg. Zogu njihej si ultras i ekipit të Lacios. Bashkë me të u arrestuan atëhere edhe Orial Kolaj “kampioni italian dhe evropian i peshave të mesme dhe maksimale” dhe Petrit Bardhi.

Orial Kolaj, i cili fitoi në vitin 2012 kampionatin italian të peshave të rënda, së bashku me dy bashkatdhetarët, Arben Zogu dhe Petrit Bardhi, ishin autorët e akteve të dhunës dhe frikësimit të të gjobiturve.

liane shkruajnë se këngëtarja shqiptare ishte në rolin e financieres, Lila ka qenë pjesë e një grupi të trafikimit të lëndëve narkotike, së bashku me ish-boksierin shqiptar Petrit Bardhi.

Ai është emër i njohur për policinë italiane pasi në korrik të vitit 2015 u vu në pranga në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza, së bashku me Arben Zogun (“Riccardino”) dhe Fabrizio Diabolik Piscitelli.

Riccardino, Titty dhe Plutoni ishin pjesë e klanit italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës. Grupi i shqiptarëve me qendër në Acilia kishte si synim lokalet e qytetit./VOXNews.al



 


Video