'Vilë, hotel dhe para'/ Guardia di Finanza sekuestron 6 milionë euro pasuri të biznesmenit shqiptar në Itali

2022-10-21 10:44:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Vilë, hotel dhe para'/ Guardia di Finanza sekuestron 6
Gëzimi Sallak

Guardia di Finanza e Brescias i ka sekuestruar gati gjashtë milionë euro pasuri shqiptarit Gëzim Sallaku, biznesmenit të njohur, i cili në të kaluarën ka qenë edhe president i klubit të futbollit Darfo. Për 68 persona të tjerë kanë përfunduar hetimet paraprake.

Sipas asaj që mësohet, sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, përfshirë një vilë në Sale Marasino dhe një hotel, para dhe sende me vlerë, do të pasonin disa hetime pasurore që do të tregonin një disproporcion midis të ardhurave të deklaruara nga burri dhe pasurisë që zotëronte. Për më tepër, Sallakut do t'i ishte vendosur edhe detyrimi për të qëndruar në komunën e vendbanimit.

Sipërmarrësi, duhet thënë, më parë ka qenë i përfshirë edhe në çështje të tjera gjyqësore. Në vitin 2015 ai u arrestua dhe pak muaj më parë u shpall i pafajshëm në Mantua nga akuza e pastrimit dhe marrjes së mallrave të vjedhura. Por kjo nuk është e vetmja procedurë e hapur për të./ Corriere della sera



Video