Exclusive - SPAK denied it, but Vox News learns that MP Sara Mil...
2026-11-11 11:01:00Focus
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur personalisht në GJKKO, pasi pritet verifikimi i masës së sigurisë.
Pak më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko.
Në GJKKO janë paraqitur dhe kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.
GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat.