Session for the verification of the measures, Balluku returns to the premises of GJKKO

2025-11-22 11:04:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Session for the verification of the measures, Balluku returns to the premises of
Belinda Balluku

Pasi seanca u ndërpre për gati dy orë, ish-zvkryeministrja Belinda Balluku është rikthyer sërish në GJKKO. Ishin avokatët e saj dhe të dy zyrtarëve të tjerë ata që kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.

Teksa gazetarëit i drejtuan pyetje, Balluku ka zgjedhur të mos japë asnjë koment, teksa truproja i saj ka ulur çadrën, për të shmangur çdo kontakt të saj me mediat.

Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.

GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.


Video