Through an interview written from the "Ali Demi" prison cell in Tirana, the Russian blogger accused of espionage by the Albanian prosecution confesses her arrest in Gramsh, her stay in solitary confinement and her fear of a possible extradition to Putin's Russia.
Svetlana Timofeeva had visited hundreds of dilapidated buildings but had never faced espionage charges before her visit to Albania in August 2022. Known as Lana Sator on social media, the Russian magnate suddenly found herself at the center of a the news that went around the world.
"I believe that our story was transformed into a spy thriller by journalists," says Timofeeva in a written interview from her cell in "Ali Demi" prison in Tirana. "And it was hurtful," she adds.
Timofeeva, 34, was arrested on August 20, 2022, along with Mikahil Zorin, 23, and Ukrainian Fedir Alpatov, 24, after an incident that took place inside the perimeter of the former arms factory in Gramsh. Zorin resisted the two soldiers who tried to stop him and used pepper spray against them.
The interview with Timofeevan was carried out in writing, after a BIRN request to visit him at the "Ali Demi" prison in Tirana was rejected by the authorities. With letters exchanged through lawyers, Timofeeva tells for the first time what happened at the end of August in Gramsh, how she experienced the last eight months in the cell and what she thinks about the charges and the process in Albania.
Timofeeva claims that she does not know exactly what happened between Zori and the factory guards, since at the time of the incident she was with some local teenagers who were helping her connect to the Internet. She couldn't find the car, and after contacting Alpatov, he returned to pick it up.
The police stopped both of them in the orange sports car while they were in the vicinity of Cërrik. Timofeeva says that the items in the car increased her suspicions. “All these things seemed terrible together; luxury car, bike, scooter, two drones, three cameras, tents and sleeping mats, then Mikhail had night vision goggles [a legal thing you can buy at any hunting supply store] and Fedir had more than a cell phone, a laptop and a hard drive with photos from the many places he had visited," she writes.
They stayed for more than 20 hours at the Elbasan police station, where a group of 5-6 men interrogated them in English. "They were rude," she writes - as she recalls calling her responses "bullshit".
Timofeeva pretendon se një përkthyes i gjuhës ruse mbërriti në komisariat pas seancës së pyetjeve dhe se ajo nënshkroi një procesverbal “me shumë gabime”. Ndaj treshes u ngritën tre akuza; por vepra penale e “sigurimit të informatave sekrete me karakter ushtarak, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj” ishte më e rënda – ajo parashikon dënime nga 3 deri në 10 vjet burg.
Blogerja ruse i konsideron akuzat “një keqkuptim” dhe beson se në një mënyrë apo një tjetër, ngjarja do të sqarohet. Por Timofeeva nuk është e kënaqur me zgjatjen pafund të hetimeve. Ajo thotë se prokuroria kishte kohë për 3 muaj që të hetonte dhe verifikonte pajisjet që ata kishin, por i ka zgjatur dy herë të tjera hetimet, me pretendimin se ata kishin “miliona gigabytes”.
“E gjithë kjo duket si paaftësi nga policia, ekspertët dhe gjykatësi,” thotë ajo, duke iu referuar zgjatjes së paraburgimit.
Pasioni për rrënojat
Svetlana Timofeeva i tha BIRN se ishte ende fëmijë kur zbuloi pasionin për rrënojat. Në moshën 13-vjeçare, ajo udhëtoi së bashku me nënën në një kompleks llixhash në Abkhazi, shtet pjesërisht i njohur buzë detit të Zi në Kaukazin Jugor, dhe vuri re se qyteti ishte i mbushur me godina të shkatërruara. “Nënës sime iu dukën të shëmtuara, por jo mua. Unë i adhurova ato,” shkruan Timofeeva. “Fillova të eksploroja rrënojat në fillim prej kuriozitetit dhe më vonë prej tërheqjes nga jeta e ngrirë brenda tyre”, shkruan më tej ajo.
Përgjatë dy dekadave, Timofeeva e ktheu pasionin e saj në një profesion dhe u bë një ndër blogeret më të njohura të komunitetit “Urbex”; një subkulturë që lidhet me eksplorimin dhe fotografimin e godinave të braktisura, përfshi objekte ushtarake të ‘Luftës së Ftohtë’.
Ajo punoi si një guidë turistike për kuriozë që donin të eksploronin të shkuarën sovjetike të Rusisë, fotot e saj u publikuan të media të rëndësishme dhe faqja e saj në Instagram ka mbi 250 mijë ndjekës në të gjithë botën.
Timofeeva tregon se e kishte vizituar dy herë Shqipërinë dhe nuk kishte në plan një udhëtim të tretë në gushtin e vitit që shkoi. Në vizitat e mëparshme, ajo kujton se kishte ecur në këmbë si backpacker dhe kishte vizituar një tufë me rrënoja të vjetra, përfshi rrënoja ushtarake. Në njërën prej këtyre godinave të rrethuara me tela me gjemba disa vite më parë, roja ishte treguar aq i sjellshëm sa e kishte lejuar Svetlanën dhe grupin të ngrinin kamping në oborrin e zonës ish-ushtarake.
“Më kujtohet që në një nga ish-bazat ushtarake kishte një roje në derë, por ai na lejoi të hynim dhe madje na la të ngrinim tendat brenda zonës për tre ditë. Nuk më kujtohet emri i vendit, por ishte afër detit dhe plot me njerëz që shëtisnin”, shkruan ajo në përgjigje të pyetjeve.
Megjithatë, ajo pranoi një ftesë të dytë nga Zorin për një vizitë 5-ditore në Shqipëri. Ata kishin rënë dakord që të vizitonin disa vende që ajo nuk i kishin parë më herët. Gjithçka ishte përgatitur më parë. “Unë duhej vetëm të blija biletat e avionit, nuk kisha për të bërë kërkim për vendet, sepse çdo gjë ishte gati. Pashë që kisha mjaftueshëm ditë pushimi në fund të verës dhe biletat e avionit ishin të lira kështë që vendosa të vija”, thotë Timofeeva.
Timofeeva thotë se Shqipëria – njësoj si vendet e tjera të lindjes – ka një pasuri të madhe me rrënoja dhe se ajo do ishte e lumtur të mund të vizitonte më shumë. “Por unë do doja ta shikoja jetën e saj jo përmes televizionit të qelisë së burgut,” shkruan ajo.
Qëndrimi në burg
Pas arrestimit në Gramsh, Timofeeva kaloi tre muaj në një dhomë izolimi në Spitalin e Burgut në Tiranë dhe thuajse tre muaj të tjerë në Sektorin e Kujdesit të Veçantë, SKV, në burgun “Ali Demi” përpara se të merrte trajtim të barabartë me të paraburgosurat e tjera. Si e burgosur në Shqipëri, Timofeeva e konsideron qëndrimin në spitalin e burgut si ‘të vetmin keqtrajtim” që ka përjetuar – ku pesë gra police punonin me turne tetë orëshe për ta ruajtur.
“I pyeta për rrogën më thanë që paguheshin rreth 500 dollarë në muaj. Kështu, shteti shqiptar po harxhonte të paktën 2500 dollarë çdo muaj vetëm për të më ruajtur mua,” thotë ajo. Ndonëse situata u përmirësua, izolimi vazhdoi edhe pas transferimit në institucionin e vuajtjes së dënimit “Ali Demi”, ku Timofeeva u mbajt e veçuar nga të dënuarat e tjera në një zonë të rrethuar me tela me gjemba.
Në SKV, qelia e saj ishte 3×3 metra dhe lejohej të bënte një xhiro në një oborr të vogël, ku ndodhej edhe një tualet. Ajo thotë se me kërkesë të saj u lejua që të ecte për një orë në zonën e përgjithshme, por gjithmonë nën kontroll të veçantë. Timofeeva tregon se trajtimi i saj ndryshoi pas një letre të dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe pas vizitës së një delegacioni drejtues më 14 shkurt, kur ajo u transferua në një qeli të zakonshme me gjashtë shtretër dhe tre vajza të tjera – dy prej të cilave flasin anglisht.
Megjithatë, ajo shton se vetmia disamujore e pati rënduar. “Unë jam rritur në një familje të madhe me vëllezërit e mi,” thotë Timofeeva, ndërsa shton se me transferimin në qelinë e zakonshme ishte “gati e lumtur”.
Më 18 mars, ajo festoi ditëlindjen e tridhjetëekatërt në qeli dhe u kërkoi miqve si dhuratë më shumë libra. E mësuar tashmë me rutinën në burg, ajo shprehet e kënaqur me ushqimin dhe me faktin se mund të lexojë, të shkruajë dhe shëtisë.
“Ditët janë kopje të njëra- tjetrës”, thotë ajo, ndërsa shton se po praktikon shqipen me një fjalor dhe se po lexon plot libra. Vetë po ashtu është duke mbajtur shënime për një libër. “Po planifikoj të publikoj një libër autobiografik për 20 vitet e mia si URBEX, që më çuan në burg”, shkruan Timofeeva.
“Më frikëson kjo mundësi”
Pas arrestimit në Shqipëri, Timofeeva u përball me probleme të reja; një prokuror në njërin prej rajoneve të Moskës e shpalli atë në kërkim me urdhër-arresti ndërkombëtar. Çështja është thuajse një kopje e asaj në Shqipëri dhe e akuzon Timofeevën se ka mbledhur dhe shpërndarë sekrete shtetërore.
Timofeeva thotë se çështja ndaj saj në Rusi mund të jetë një hakmarrje për shkak të qëndrimeve të saj kundër luftës në Ukrainë – qëndrime të cilat i kushtuan një divorc si dhe largimin nga vendi.
Ajo shpjegon se akuza në Rusi është ngritur mbi një episod të gjashtë viteve më parë, ku rastësisht zbuloi në një godinë të braktisur të policisë dhjetra kuti të mbushura me pasaporta të qytetarëve dhe të dhënat e tyre personale. Pasaportat kishin skanduar, por nuk ishin shkatërruar. Pas publikimit të fotove, çështja fitoi vëmendje mediatike dhe rreth 11 oficerë policie u shkarkuan.
Timofeeva thotë se nuk i di arsyet se pse çështja u rihap pas arrestimit të saj në Shqipëri dhe i konsideron akuzat të stisura. Megjithatë, kërkesa për ekstradim e ka trembur. “Aty unë cilësohem jo më pak se armike e të dyjave, edhe e kushtetutës edhe e qeverisë, që kam vepruar kundër sigurisë së atdheut dhe që kam lidhje kriminale në të gjithë botë dhe një farë tendence për të shkelur ligjin”, shkruan ajo, “Falë Zotit nuk më quajnë terroriste,” shton ajo.
After the legal battle against extradition, the Albanian prosecutor's office also requested the rejection of Russia's request, while the decision is expected to be announced by the Court of Elbasan on April 14. Timofeeva said a possible extradition puts her life on the line. "Once I cross the border with Russia, no one and nothing can help me," she writes. "If they [the Russian prosecutor's office] take me, my life is over," she concludes./ Reporter