Policia e Shtetit njofton se ka konfiskuar 5 ambiente (4 banesa dhe 1 aktivitet tregtar) dhe 4710 m2 sipërfaqe toke, të ndodhura në Elbasan dhe në Pogradec, si rezultat i hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Golden Bullet”.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për Florenc Çapjan, ndërsa vijon puna për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive të tjera me burime kriminale, të cilat ky shtetas mund t’i ketë regjistruar në emër të tij apo të familjarëve të tij.
“Policia e Shtetit/Konfiskohen 5 ambiente (4 banesa dhe 1 aktivitet tregtar) dhe 4710 m2 sipërfaqe toke, të ndodhura në Elbasan dhe në Pogradec, si rezultat i hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Golden Bullet”.
Hetimet e thelluara u zhvilluan nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me DVP Elbasan, nën drejtimin e SPAK-ut. Pasuritë e konfiskuara, në pronësi të një shtetasi në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfishtë dhe në pronësi të familjarëve të tij.
Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Golden Bullet”, ka referuar materialet në Prokurori për inicimin e një procedimi pasuror dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në zbatim të vendimit të datës 09.12.2022, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kanë konfiskuar pasuri të paluajtshme, në pronësi të shtetasit F. Ç., 42 vjeç (në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfishtë) dhe të familjarëve të tij, konkretisht:
-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe 500 m2, në Udënisht, Pogradec;
- Property of the land type with an area of 36.2 m2 and a building with an area of 25.73 m2, in the "Emin Matraxhiu" neighborhood, Elbasan;
- Property of the type land+land+building, with a total area of 1756 m2, land with an area of 450 m2 and building area of 214 m2;
- Property of the residential building type, with a land area of 498.8 m2 and a building area of 293.8 m2, in the neighborhood "Emin Matraxhiu", Elbasan;
-Land+building property, with a total area of 360 m2 and a building area of 120 m2, in the "Emin Matraxhiu" neighborhood, Elbasan;
- Property of the arable type, with a total area of 720 m2, in the neighborhood "Emin Matraxhiu", Elbasan;
-Acreage property, with a total area of 764 m2, in the "Emin Matraxhiu" neighborhood, Elbasan;
-Acreage property, with a total area of 1380 m2, in the "Emin Matraxhiu" neighborhood, Elbasan;
-Subject with car wash and coffee bar activity, in "Emin Matraxhiu" neighborhood, Elbasan.
Vijon puna për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive të tjera me burime kriminale, të cilat ky shtetas mund t’i ketë regjistruar në emër të tij apo të familjarëve të tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njoftoi Policia e Shtetit.