On the eve of Christmas, the Archbishop of Shkodër-Pult Diocese, Angelo Massafra, has given a message of congratulations for this special day of Christian believers.
He called for everyone to join together to create a culture of peace.
"Every war is always wrong, because it damages both those who kill and injure and those who are injured and killed, without counting the catastrophic damage to the environment. I appeal to everyone's heart and good will to make peace. Beloved, let us commit ourselves personally to building a culture of peace for which we work and live. Therefore, I wish peace to every person, from the politician to the last citizen. I wish that families are the hearth of peace and not of war. I wish that the little ones, the adults, the elderly and the sick find peace", said Massafra.
In the traditional Christmas message, Monsignor Angelo Massafra has also called for peace in Ukraine. From politicians to citizens, he conveyed the message of peace in times of war, such as in Ukraine.
"Therefore, I wish peace to every person, from the politician to the last citizen; I wish that families are centers of peace and not of war; I wish that the small, the big, the poor, the sick and the old come to terms with their weakness; I wish that the rich and the strongest will put their best energies in the service of peace; I wish that professionals from every field invest in projects that bring peace; I wish that the prisoners will see the fruits of their inner peace during their commitment to rehabilitation", wished Massafra.
CHRISTMAS MESSAGE 2022
I wish all those who will receive this message the peace that Jesus Christ brought, coming to this world, with his birth.
Mesazhi tradicional i Krishtlindjes që zakonisht dërgoj para solemnitetit të Krishtlindjes nuk mund të ketë tjetër temë përveçse atë të paqes, në fund të një viti të shënuar nga lufta e trishtuar, që është duke prishur fytyrën e bukur të Europës sonë me plagë të thella.
Ndërsa fuqitë botërore janë duke u përpjekur që t’i vlerësojnë pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe të kërkojnë mënyra konkrete për zgjidhjen e konfliktit, ekonomia botërore po vuan efektet e saj me varfërimin e mëtejshëm të shtresave më të varfra; në mënyrë të veçantë e ndjejnë vendet e Europës Lindore, përfshi edhe Shqipërinë.
Fjalët që janë përdorur deri tani, duke përfshirë edhe ato të Papa Françeskut, nuk mjaftojnë për të përshkruar seriozitetin e fenomenit të luftës në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe ato morale: çdo luftë është gjithmonë e gabuar, sepse dëmton si dinjitetin e atyre që plagosin dhe vrasin, ashtu edhe të atyre që plagosen dhe vriten, pa llogaritur dëmtime katastrofike mjedisit!
Por ekziston një zgjidhje, që vetëm ata që nuk duan, nuk arrijnë ta shohin: pranimi i Krishtit si “Princ i Paqes”. I kumtuar nga Shkrimet e lashta profetike, Jezusi, Mesia i premtuar, përmbysi çdo pretendim njerëzor për epërsi të qenies njerëzore ndaj të ngjashmit të tij, duke propozuar vetveten si model përulësie dhe dhurimi dashamirës.
Ai na ka zbuluar fytyrën e Hyjit, si një Atë i mëshirës.
Sivjet dëshiroj t’ju jap këtë mesazh me fjalët e Shën Françeskut të Asizit, i cili thoshte: “Paqen që shpallni me gojë, e paçi edhe më të bollshme në zemrat tuaja”. Një zemër në paqe është e aftë të bëhet paqesjellëse në shpirtin e Lumnive të shqiptuara nga Jezusi në Ungjill. Prandaj, nuk mund ta quajmë veten paqesjellës të vërtetë vetëm sepse e urrejmë luftën! Sa luftra ekzistojnë çdo ditë brenda nesh dhe rreth nesh?
A nuk është luftë pamundësia për të falur ofendimet e marra, gjakmarrja dhe vrasje që vazhdon ende në vendin tonë, mungesa e komunikimit brenda familjeve që çon në urrejtje dhe në prishjen e lidhjeve familjare, refuzimi i jetës së sapolindur apo lënia mënjanë e të moshuarve, mashtrimet në dëm të shtetit apo organizatat kriminale që vrasin për interes? A nuk është shkaku i luftës dhe i vrasjeve mbjellja e shitja e drogës? A nuk është luftë mosrespektimi i të drejtave të njeriut, i të drejtave të punëtorëve, i të drejtave të të sëmurëve (pa kërkuar dhe pa pretenduar ryfshet!), i të mirës së përbashkët, i shtëpisë sonë të përbashkët që është bota e krijuar?
Këto janë disa nga fushat ku secili prej nesh mund të sjellë paqe, por me kusht që fillimisht të jemi të paqtuar përbrenda. Ndërgjegjja është e paqtuar kur e di se po bën atë që është e drejtë, kur e di se po shmang çdo formë të së keqes private ose publike, kur nuk refuzon të bëjë atë që është e drejtë nga neglizhenca apo frika. Po, edhe mosbërja e të mirës mund të shkaktojë padrejtësi, të cilat në mënyrë të pashmangshme çojnë në konflikte.
Prandaj i bëj thirrje zemrës dhe vullnetit të mirë të të gjithëve për të bërë paqe. Vetë Hyji na e kërkon atë në Birin e tij të lumë që është Princi i Paqes! Te dashur të angazhohemi personalisht për të ndërtuar një kulturë paqeje për të cilën punojmë dhe jetojmë.
Prandaj i uroj paqe çdo njeriu, nga politikani deri te qytetari më i fundit; uroj që familjet të jenë vatra paqeje dhe jo lufte; uroj që të vegjlit, të mëdhenjtë, të varfrit, të sëmurët dhe të moshuarit të paqtohen me dobësinë e tyre; uroj që të pasurit dhe më të fortët t’i vënë energjitë e tyre më të mira në shërbim të paqes; uroj që profesionistët e çdo fushe të investojnë në projekte që sjellin paqe; uroj që të burgosurit t’i shohin frytet e paqes së tyre të brendshme gjatë angazhimit të tyre për rehabilitim.
Në fund të jetës së tij, Françesku i Asizit kujtoi: “Zoti më zbuloi se duhet të përshëndes kështu: Zoti të dhëntë paqe”. Kështu edhe unë, me këtë përshëndetje, e përfundoj mesazhin tim, i cili shpresoj të pritet me bujari dhe vullnet të mirë.
Urime Katolikëve, Ortodoksëve dhe të gjithë të krishterëve. Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2023.