The show "Në Shënjestër" revealed in tonight's show the identity of the mysterious Albanian, who became one of the most important cocaine traffickers from Latin America to Europe.
Armando Pacani's role is explained in detail, starting from his early life characterized by his descent from a normal family relocated to Tirana from Përmet, to his emigration to Germany and his troubles with justice.
His is the story of a character whose life passed like a cloak, appearing and disappearing unnoticed, so much so that no one is said to have seen his shadow move through the gates.
A silhouette that had remained so until one day his presence was betrayed, from what was thought to be the security vault of every evildoer in the world.
The betrayal that today has the name of Sky Ecc, and that like many other ghosts who had secretly dedicated their lives to enriching themselves through drugs, seems to have put an end to the mystery of the Albanian who entered and exited seaports in Europe as if he were in his own apartment.
And from there, like a true juggler, he would move tons of cocaine from South America towards the old continent, becoming the largest drug buyer in Europe.
An Albanian who, often due to his acting skills and his way of escaping without leaving a trace, had become a synonym for anxiety for law enforcement agencies.
Thanks to his outstanding gifts, as a first-rate magician, he had managed to 'break' even the beams in the safest ports in Europe, such as those in Germany and the Netherlands, as a successful receiver of large quantities of hard narcotics that crossed the ocean by ship with the initial destination being the ports of Brazil.
A character whom authorities in the most important South American country had been searching for for years, but whose whereabouts were only discovered in 2023, in Dubai, the refuge today where many of the world's criminals hide.
But who is this Albanian who is being sought so urgently by the justice authorities in Brazil today?
How did his name appear in the files of the largest South American country, as one of the most powerful buyers of cocaine in Europe?
And what was the criminal organization he collaborated with, where today his passport is the most sought-after by law enforcement authorities in Brazil, so much so that there is even an extradition request for him to the United Arab Emirates, where he has been hiding for a long time.
According to data provided by the show 'Në Shynjestr', Armando Pacani is wanted for trial by authorities in Brazil for at least two large shipments of cocaine, which the facts show that he himself ordered and received in two of Europe's main ports.
Origjina e tij thuhet se është nga qyteti i Përmetit. Një qytet në juglindje të Shqipërisë, i njohur më së shumti për saksitë e luleve nëpër ballkone, sazet përmetare dhe qytetarinë e banorëve të tij, sesa për eksponentë të mundshëm kriminalë. Ai mendohet se u zhvendos në Tiranë me familjen në moshë të fare të vogël. Thuhet se babai i tij, Asqeriu, punonte si minator në minierën e Krrabës, në periferi të kryeqytetit, ndërsa nëna e tij, Shqiponja, në Kombinatin e Tekstileve ‘Stalin’ në Tiranë. Pas humbjes së babait në një aksident automobilistik aty nga mesi i viteve ’90, gjatë rrugës së kthimit nga Përmeti ku kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit; aksident ku humbi jetën edhe i nipi, Armando Pacani në moshë fare të re, ashtu si çdo shqiptar tjetër, me rritjen e tij, vendos të largohet nga Shqipëria dhe të nisë një jetë të re prej emigranti në Gjermani, nga ku të dhënat thonë se fillimisht për të u kujdes daja i tij.
Por me kalimin e viteve, ai nis punë dhe krijon një jetë të re, duke u martuar me një shtetase gjermane. Një jetë e cila deri në këtë moment duket se nuk kishte asgjë për t’u shënuar në rubrikën e përtej të zakonshmes së një emigranti. i cili kryen aktivitetin e tij ditor në një vend të huaj. Por ndërsa deri këtu ngjet se gjithçka shkon normalisht në jetën e tij të padukshme për sytë e opinionit publik, duket se nuk është kështu për ato të drejtësisë, e cila në vitin 2020 e lakon emrin e tashmë 40 vjeçarit si një ndër personazhet më të rëndësishëm të një organizate kriminale me qendër në Brazil, që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe si një nga blerësit më të mëdhenj të drogës që kalonte Oqeanin Atlantik dhe më pas merrte rrugën drejt Evropës.
Por si doli në skenë emri i Armando Pacanit dhe cili ishte roli i tij në këtë organizatë?
Ai është ai në të vërtetë kaq i rëndësishëm në këtë sipërmarrje, aq sa sot Brazili t’i kërkojë me padurim Emirateve të Bashkuara Arabe, ekstradimin e tij?
Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’ Armando Pacani, edhe pse një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi të gjithë aktivitetin e tij kriminal e kishte zhvilluar jashtë territorit të shtetit amë, ishte po aq i panjohur fillimisht edhe për drejtësinë në Brazil.
Drejtësi e cila ra në gjurmët e emrit të tij vetëm pas zbulimit të një organizate kriminale, me bazë në shtetin amerikano-jugor.
Por që drejtues kishte një paraguajan, të quajtur Rodrigo Paredes Alvarenga, njeriu i cili shumë shpejt falë cilësive dhe nuhatjes së tij të zhdërvjellët kishte mundur të krijonte një perandori të vetën në tregun imobiliar, por që nuk kishte mundur t’i shpëtonte syrit të stërvitur të autoriteteve në Brazil, po jo vetëm.
Ata kishin kuptuar se pas kësaj pasurie fshihej një operacion i komplikuar i trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike ku paratë e fituara nga kjo organizatë më pas investoheshin në shoqëri të kamufluara, të cilat i investonin në prona të patundshme, që kapnin vlerën e miliona eurove.
Alvarenga, koka e këtij grupi, që do të ishte një nga personat e ndaluar në kuadër të operacionit ‘Hinterland’, ndaj të cilit në marsin e vitit 2023, autoritetet gjyqësore në Porto Allegre në Brazil, ndërmorën për të masën e parandalimit me burg.
Dosja braziliane
Nga hetimet e kryera rezulton se Rodrigo Paredes Alvarenga është i përfshirë në trafikun e kokainës në territorin brazilian, si edhe në dërgimin sistematik të këtyre dërgesave jashtë vendit, çka i siguronin këtij shtetasi si dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet, fitime të konsiderueshme, të cilat më pas fshiheshin nëpërmjet mekanizmave të strukturuar dhe komplekse, që për qëllim kishin fshehjen e origjinës së burimit të të ardhurave nga aktiviteti i drogës.
Por përpara se të shkojmë te vetë personazhi i Alvarengas dhe lidhjes së tij me shqiptarin Armando Pacani, është me interes të mësohet përse drejtësia braziliane kishte në fokus pikërisht shënjestrimin e grupit të drejtuar prej tij dhe për ta kthyer këtë organizatë kriminale në një shembull, që duhej medoemos jo thjesht demaskuar, por edhe ndëshkuar sa më shpejt.
Mesa duket gjithçka kishte nisur të bëhej shqetësuese pasi vetë Alvarenga dhe organizata që ai drejtonte po pastronin paratë e drogës. Kjo gjë duket se nuk po i rrinte mirë as vetë amerikanëve të cilët në komunikimet e tyre dhe në ato të publikuara më pas në ‘Panama Papers’, flisnin për ekzistencën e disa kompanive offshore, që si burim të të ardhurave të tyre kishin paratë e fituara nga aktiviteti kriminal i trafikimit ndërkombëtar të kokainës. Alvarenga i cili ndërsa ishte në hetim, ndodhej me banim në kryeqyetin e Paraguajit, Asuncion.
Hetimet amerikane
Rodrigo Alvarenga nuk është i ri për mekanizmin e pastrimit të parave. Pasi tashmë ai është hetuar edhe në SHBA, për të njëjtën vepër penale si edhe është cituar edhe në ‘Panama Papers’, për ekzistencën e disa kompanive offshore të krijuara apostafat për pastrimin e burimeve të paligjshme të të ardhurave nga aktiviteti i drogës. Po kështu Alvarenga përpos që është furnizues i lëndëve narkotike të trafikuara ndërkombëtarisht, ai është përgjegjës edhe për mbajtjen, me ndihmën e bashkëpunëtorëve, të një strukture, në të cilën disa kompani përdoreshin për qarkullimin e burimeve të përfituara nga shitja, blerja e drogës. e mallrave dhe pagesa e miqve.
Ajo që e bënte edhe më të frikshme ekzistencën e kësaj organizate, ishte fakti se kjo shoqatë me natyrë tipike kriminale thuhet se funksiononte në bazë të Kushtetutës të tyre. Sikundër ata e cilësonin librin e rregullave të funksionimit të brendshëm dhe të jashtëm të punëve që kishin marrë përsipër të kryenin në mënyrë të paligjshme. Një libërth me shumë pak nene në të, por të mjaftueshëm për të rregulluar një sipërmarrje që jo vetëm do u sillte shumë fitime, por edhe ku rolet duhet të ishin të përcaktuara shumë qartë, ku askush nuk duhet të bënte në kokën e vet, ndryshe fundi i gjithsecilit do të varej nga koka e secilit, aty ku thamë se do të shkëlqente një emër, ai i Armando Pacanit, shqiptarit me origjinë nga Përmeti, i cili sipas hetimeve të kryera nga autoritetet braziliane bleu nga Alvarenga dhe të tijët, tonelata me kokainë, të cilat i priste në Gjermani.
Në të paktën tri episode, nga shumë të tjera të regjistruara nga autoritetet në Brazil, ai del si një nga grosistët më të mëdhenj të blerjes së kokainës nga Brazili nga organizata që siç thamë drejtohej nga Alvarenga.
Por cili është episodi i parë i ngarkesës me drogë për të cilin Pacani akuzohet?
Dhe si u bë i mundur identifikimi i tij, si një blerës potencial i lëndës narkotike në Evropë, nga organizata e cila quhej ‘ORCRIM’ e drejtuar nga Alvarenga ku gjyqësori në Brazil, kërkon sot vendime të individualizuara për këta dy personazhe.
Ky operacion zhvillohej në kohën kur e gjitha bota ishte futur në izolim për shkak të pandemisë Covid-19, por që mesa duket ishte momenti ideal për Pacanin dhe miqtë e tij nga Brazili për të bashkëpunuar.
Hetimet braziliane
Ajo që mund të themi për hetimet është se gjithçka filloi pas një komunikimi me Prokurorinë Federale në Brazilia, nga ku raportohej se më datë 12 Qershor 2020, në qytetin e Hamburgut në Gjermani, në një magazinë ku ruhen produkte të kompanisë C.D Markmann GMBG, u raportua konfiskimi i një sasie droge.
Ku në atë kohë policia gjermane gjeti në këtë magazinë të fshehur brenda thasëve me ekstrakt tonik, 316 kg kokainë.
Por gjatë bastisjes së magazinës, policia gjermane e qytetit të Hamburgut, konstatoi se sasia e kokainës së sekuestruar ishte më e vogël se ajo çka në të vërtetë kishte hyrë në port, apo ishte magazinuar. Kjo pasi në total u gjetën edhe 190 thasë të manipuluar, çka do të thoshte se sasia e lëndës së magazinuar ishte më e madhe se totali i sekuestruar. Duke llogaritur se sasia e vërtetë ishte më shumë se 1.5 ton kokainë. Do të ishte pikërisht kjo pikënisja e një hetimi që do të nxirrte zbuluar organizatën me seli në Brazil.Si edhe për të hetuar kompanitë dhe personat e përfshirë. Çka do të sillte më pas edhe identifikimin e një strukture kriminale, e cila kishte një piramidë të vetën funksionale dhe hierarkike, të dedikuar kryesisht në transportin e dërgesave të mëdha të kokainës në Evropë, përmes porteve nga Brazili jugor, në veçanti nga qyteti i Rio Grande.
Këtu, ku për herë të parë shfaqet edhe identiteti i shqiptarit Armando Pacani, që mban disa emra të koduar si ‘Forbes’, ‘Globe’ apo ‘Shqiptari’.
Hetimet braziliane
Ai që siguron drogën fillimisht nga Paraguaji, është Rodrigo Paredes Alvarenga, i cili më pas ngarkesat i dërgon në portet e Brazilit, me qëllim për t’i kaluar më tej në Evropë, aty ku një nga blerësit e drogës është një shtetas shqiptar i njohur si Armando Pacani. Ky i fundit që ndryshe njihet edhe si ‘Forbes’, ‘Globe’ apo ‘Shqiptari’. Ndërkohë ai që transporton drogën në porte duke operuar në Santa Catarina dhe Rio Grande Do Sul, është Andrade Luiz Miranda Do Nascimenti i njohur si ‘Andrezajo’.
Sipas hetimeve të thelluara të autoriteteve braziliane, bashkëpunëtori i parë dhe kryesor i Alvarengas në portin e Rio Grandes së Jugut, është një biznesmen i njohur edhe me emrin e koduar ‘Ronaldo’.I cili ka në posedim një sërë kompanish që merren me logjistikën e porteve. Çka i lejon këtij të fundit, për shkak të njohjeve që ka në këtë port, të lëvizë më lirshëm me drogën. Një ortakëri e cila u rrit më tej me suksesin e dërgesës së parë. Që shihet qartë edhe në dërgesat e tjera që kalojnë portin e Rio Grandes dhe përfundojnë në ato të Evropës.
Aty ku dy apo tri prej këtyre dërgesavc i ka pritur vetë Armando Pacani.
Hetimet braziliane
Pasi ‘Amdrezajo’ sjell drogën në Portin e Rio Grandes, atë këtu e pret Alvarenga, që është pjesë e kompanisë ‘ORCRIM’, duke qenë përgjegjës për blerjen e drogës jashtë vendit.
Të cilit i bashkohet edhe Cesar Oliveira de Oliveira Junior, i njohur si ‘Cesinha’, apo dhe ‘Ronaldo’. Ky i fundit biznesmen në sektorin e logjistikës portuale, pronar i një konglomerati kompanish në Rio Grande dhe Santa Catarina.
Të cilët së bashku sipas hetimeve do të drejtonin organizatën kriminale, duke përbërë kështu skalonin e parë. Ndërsa po kështu u evidentua edhe një organizatë e pavarur që do zbatonte urdhërat e ardhur nga shefat e tyre. Njerëz të cilët do të merreshin me logjistikën në tokë, që nga momenti që droga do të blihej në Paraguaj deri në mbërritjen e saj në Brazil. Ky personi kyç i identifikuar është Milton Cardoso Da Cruz i njohur si ‘Rocha’, i cili ka si vartës shtatë ushtarë të cilët i përgjigjen urdhërave të tij.
Aq i fuqishëm ishte ky grup, sa për të kuptuar forcën dhe veprimtarinë e tij, mjafton të shikojmë sasinë e tonelatave që kjo organizatë çoi në një kohë të shkurtër nga Brazili në Evropë. Organizata e kryesuar në njërën anë nga Alvarenga dhe në krahun tjetër nga Milton, mësohet se ka kryer edhe dërgesa të tjera të lëndës narkotike për blerës të ndryshëm në Brazil, përveç dërgesave ajrore jashtë territorit kombëtar. Një sasi rekord e kokainës e cila u konstatua edhe nga sekuestrimet e kryera nga autoritetet ligjzbatuese, pa përfshirë këtu, 17 tonë kokainë që mendoheshin ndërkohë të shitura.
Hetimet braziliane
Gjatë gjithë hetimeve, u sekuestruan 12 189 ton kokainë, me një vlerë të përafërt prej 2 742 525 000 00 R$. Për më tepër, u vërtetua transporti i disa ngarkesave kokainë që nuk u sekuestruan. Duke vlerësuar minimalisht se 17 ton kokainë janë shitur direkt ose indirekt nga ‘ORCRIM’, gjë që do të rriste vlerën e lartpërmendur në 3 825 000 000 R$.
Por le të ndalemi te rasti i parë, ku përmendet bashkëpunimi i kësaj organizate me shqiptarin Armando Pacani.
Atë të kapjes më datë 6 Dhjetor të vitit 2020 në Portin e Hamburgut në Gjermani të një sasie prej 316 kilogram kokainë, por që duket se nuk ishte sasia e vërtetë që kishte mbërritur nga Brazili, pasi Pacani ishte treguar aq i shpejtë dhe finok në ekzekutimin e operacionit të daljes së drogës nga porti, sa kishte rezultuar një hap përpara policisë federale gjermane në nuhatjen e saj.
Hetimet braziliane
6 Dhjetor 2020.
Operacioni ‘Hinterland’.
Policia gjermane në Hamburg lokalizoi dhe sekuestroi brenda një ngarkese me ekstrakt mimoze të ardhur nga kompania TANAC S.A, të dërguar nga porti i Rio Grandes, një sasi të konsiderueshme droge. Droga u gjet pasi C.D. MARKMANN GMBH, marrësi i ekstraktit të mimozës, raportoi një thyerje në magazinën e tij, me heqjen e një pjese të produkteve. Vlerësohet se sasia e drogës së dërguar korrespondonte me 1.7 ton kokainë, nga e cila u sekuestruan vetëm 316 kg, duke rezultuar në shpëtimin e një pjese të madhe të drogës nga marrësit evropian.
Gjithmonë sipas hetimeve të thelluara tashmë midis autoriteteve në Brazil dhe atyre në Gjermani, dërgesa e kokainës u sigurua nga Rodrigo Akvarenga dhe bashkëpunëtorët e tij. Ndërsa transporti tokësor i drogës, nga Paraguai në Rio Grande, u drejtua nga Milton Cardoso Da Cruz (Rosha) dhe operohej nga vartësit e tij.
Aty ku në Rio Grande, droga u paketua nga Andrate dhe Cesar, të cilët ‘mbushën’ kontenierët dhe i dërguan në Evropë. Gjithashtu u zbulua se kokaina ishte blerë nga shqiptari Armando Pacani dhe se ngarkesa kishte humbur me mbërritjen në Evropë çka vërtetohej edhe nga thyerja e magazinës ku ndodhej ngarkesa që përmbante drogën.
Aty, ku u zbulua se lidhja evropiane e ‘ORCRIM’ shpëtoi një pjesë të madhe të kokainës që ishte 1.7 ton. Sipas autoriteteve braziliane, drejtuesit e ‘ORCRIM’, organizata kriminale ku një nga blerësit e drogës në Evropë ishte edhe shqiptari Armando Pacani, për shkak të shumave të mëdha monetare që siguruan nga trafiku i kokainës, u lindi nevoja t’i pastronin këto para. Nga ku u konstatua se ato ishin shpërndarë në dy qendra të pastrimit ku në mes të bashkëpunimit midis Alvarengas dhe Cesar Oliveira De Olivera Junior ishte një personazh i njohur si Jaslio Rodrigues Da Rosa, i cili shërbente si ndërlidhës midis tyre si edhe një kontabilist dhe avokat përgjegjës për këshillat ligjore të ‘ORCRIM’, i cili hartonte kontrata fiktive për të justifikuar fluksin financiar si dhe krijonte strategji për mirëmbajtjen e produkteve kriminale që vinin si pasojë e operacioneve të kokainës të ndërmarra nga ‘ORCRIM’.
Hetimet braziliane
Në lidhje me Andrate, u konstatua se, duke përdorur anëtarët e familjes, kompanitë ‘guaskë dhe ‘përzierjet’, si dhe partnerët e tij, ata krijuan mekanizma që lejonin blerjen e mallrave dhe qarkullimin e tyre. me synimin përfundimtar për t’i dhënë një pamje ligjore të ardhurave nga trafiku ndërkombëtar i drogës.
Por siç thamë këto nuk ishin dërgesat e vetme që organizata kriminale kishte mundur të sillte në Evropë pasi hetimet zbuluan të paktën 7 dërgesa me drogë, që ishin dërguar nga Brazili duke përmbytur kështu portet e kontinentit të vjetër me kokainë dhe këtë mundën ta bëjnë vetëm falë një rrjeti të sofistikuar bashkëpunëtorësh.
Hetimet
Gjatë hetimit, u vërtetua se kushtetuta e një perandorie të vërtetë i lejonte të përfshirët, të fshehnin pasuritë dhe të pastronin paratë, si edhe të gëzonin makina luksoze dhe prona të paluajtshme të standardit të lartë. Raporte të detajuara treguan pjesëmarrjen e në shtatë dërgesa droge jashtë vendit. Sipas këtyre të dhënave Rodrigo dhe Cesar investuan me paratë e fituara nga droga në vitin 2021, 994 000 00 R$, me qëllim për blerjen e një kompanie. Ku me blerjen e kësaj kompanie, grupi synonte të siguronte një burim tjetër për pastrim parash dhe të operonte në dërgimin e drogës në Evropë.
Aq të fuqishëm dhe të organizuar ishin drejtuesit e organizatës kriminale, ku i përfshirë ishte edhe Armando Pacani si blerës i kokainës në Evropë, sa ata po mendonin edhe të investonin në avionë. Të cilët më pas do të përdoreshin në transportimin e lëndës narkotike jashtë territorit të Brazilit. Avionë dhe automjete luksoze të cilët ata i fshihnin në emër të të tretëve.
Hetimet
Gjatë hetimeve u konstatua se personat e dyshuar në këtë aktivitet kriminal kanë akses dhe lëvizin miliona dollarë në llogaritë bankare të tyre dhe të palëve të treta.
Ajo që është interesante në të gjithë këtë histori është mënyra e koduar se si grupi komunikonte me njëri-tjetrin ku Alvarenga dhe të tijët përdornin një gjuhë të fshehtë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Kështu kur ata flisnin për automjetet që duhet të përdornin në këto operacione, ata u drejtoheshin mjeteve motorike si ‘mushka’. Ndërsa për të biseduar zgjidhnin terminale telefonike si në kohët e vjetra, ose aplikacione për shkëmbimin e mesazheve ku gjithmonë përdornin emra të koduar me të cilët u drejtoheshin njëri-tjetrit. Kjo me qëllim për të vështirësuar zbardhjen e këtyre bisedave nga autoritetet e ligjit, dhe për të shmangur ndëshkimin e tyre.
Hetimet
Ajo që bie në sy është fakti se Alvarenga, edhe pas disa incidenteve të ndodhura ka vazhduar negociatat me qëllim riorganizimin e dërgesave të reja. Duke treguar në një farë mënyre aftësinë e lartë rigjeneruese të ripozicionimit dhe zëvendësimit të gjymtyrëve të humbura dhe tendencën për të përjetësuar veprimtarinë kriminale, siç është demonstruar nga përgjimet telefonike dhe telematike.
But Alvarenga seems to have been powerful even behind bars, as he continued to run the organization. This is because outside of prison, they continued to organize new cocaine shipments. Meanwhile, the head of this group, in this case Rodrigo Alvarenga, used his dual citizenship to evade the law by frequently moving outside Brazil. So much so that the organization had created such a system of secrecy that it was possible to understand during telephone interceptions that they were aware of police raids on the gang's addresses.
Brazilian investigations
There are reports that even after their arrest, upon their release, some people connected to Alvarenga have resumed efforts to send new shipments of narcotics./ Taken from the show 'Në Shënjestër'