Karburantet “dëgjojnë” Ramën, nafta kap çmimin rekord 265 lekë për litër në Tiranë

2022-03-08 19:14:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Karburantet “dëgjojnë” Ramën, nafta kap çmimin

E ndërsa kryeministri Edi Rama ia ka vënë fajin për gjithçka luftës në Ukrainës dhe paralajmëroi për rritje të tjera, disa karburante në kryeqytet e ka “dëgjuar” paralajmërimin e shefit të qeverisë duke vendosur menjëherë çmimin në rekord.

Kështu, një karburant në zonën Tiranë tregon naftën dhe nënproduktet e saj me një çmim rekord prej 265 lekësh.

Shifra të tilla kanë edhe një karburante të tjerë në kryeqytet.

Karburantet “dëgjojnë” Ramën, nafta kap çmimin

Lidhur me këtë situatë çmimesh të paprecedente ka pasur edhe protesta sporadike nga qytetarët, ndërsa shumica e tyre ankohen vetëm nëpër rrjetet sociale për çmimet tepër të larta.

Kryeministri Rama dhe ministrja Balluku ngritën duart lart sot për këtë situatë, duke ia vënë fajin luftës dhe duke sugjeruar që të përdoret më pak makina dhe të ecet më shumë në këmbë.

 

 


Video