Ish-bashkëshorti (daja i Zegjinesë) i plagosi të atin me drapër, rrëfehet gruaja nga Roskoveci: Më ka përdhunuar nga të gjitha anët!

2026-09-15 10:37:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-bashkëshorti (daja i Zegjinesë) i plagosi të atin me

Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në Roskovec, ku një 52-vjeçar theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-bashkëshortes, aty ku plagosi me drapër të atin.

Merita Gremaj ka rrëfyer përjetimin e saj dhe pasojat psikologjike që, sipas saj, ka lënë ngjarja.

“Shumë shumë e ngarkuar dhe kam nevojë urgjentisht për psikolog. Më ka dhunuar, më ka përdhunuar nga të gjitha anët. Nuk mundesha më, nuk lëvizja dot. Vetëm më kërcënonte. Çdo minutë: ‘ Do të vras! Do të vras!’”, u shpreh Merita Gremaj.


Video