Gjenden të vrara në banesë vjehrra dhe nusja në Devoll

2022-03-05 16:24:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjenden të vrara në banesë vjehrra dhe nusja në Devoll

Dy gra u gjetën të vrara në shtëpinë e tyre këtë të shtunë në Devoll. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Progër.

Viktimat janë Fatmira Bami, rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj Bukurie Bami, rreth 80 vjeçe. Trupat e pajetë të dy grave, të cilat dyshohet se janë dhunuar për vdekje, u gjetën nga kryeplaku i fshatit, rreth orës 15:15.

Paraprakisht dyshohet se dy gratë janë vrarë gjatë një tentative grabitjeje të ndodhur gjatë natës.

Autori i ngjarjes së rëndë dyshohet se është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.

 


Video