Falsifikuan dokumentat për një tokë në Mëzes të Tiranës, policia lëshon 5 masa sigurie!

2026-03-05 09:34:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Falsifikuan dokumentat për një tokë në Mëzes të

Pesë persona janë marrë nën masa sigurie për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Ndër ta, dy shtetas dyshohet se kanë përvetësuar një tokë prej 2,350 m² në fshatin Mëzez, duke përdorur dokumente të falsifikuara me ndihmën e punonjësve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Sipas njoftimit të policisë janë marrë masat e sigurisë “Arrest në burg” për 45-vjeçarin D. B., për falsifikim dokumentesh;

Arrest në shtëpi për 59-vjeçarin I. Ç., gjithashtu për falsifikim dokumentesh;

Pezullim nga detyra për tre punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës – B. S., 49 vjeç, F. Z., 35 vjeç, dhe Th. L., 41 vjeç – të dyshuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Gjykata ka vendosur sekuestro preventive mbi tokën e përfituar në mënyrë të paligjshme. Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.


Video