Expert raises alarm: Cancer mortality rate in Balkans much higher than in EU

2024-06-08 21:01:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Expert raises alarm: Cancer mortality rate in Balkans much higher than in EU
Bashkim Ziberi, professor of medical physics at the University of Tetova

The Balkan countries have a much higher proportion of mortality from cancer-related diseases than western European countries.

Bashkim Ziberi, professor of medical physics at the University of Tetova and global health activist, says in an interview with VOA that despite the number of cancer affected in the Balkans is lower than in the EU, the mortality rate in the Balkans is 60% and in the BLOC countries is 35%. During the conversation with colleague Artan Haraqija, Professor Ziberi who was a fulbright fellow at the Dana Farber Cancer Institute at Harvard University, explains why this difference exists. He is in Washington these days as co-organizer of the global health summit that aims to alleive inequality in the early detection and treatment of cancer patients in low-income countries compared to developed countries.

Voice of America: You are one of the co-organizers of the Global Health Summit in Washington. Can you tell us a little about this meeting?

Ziberi: Since 2018, when I was with Fullbright at Harvard Medical School we started collaborating on global health. In addition to the annual meeting that is held in the United States there are other meetings held in different countries of the world. The idea of these meetings is to gather different actors of different fields to discuss, collaborate and increase interaction in the fight against cancerous diseases. This is especially done to reduce the inequality in the quality of treatment of these diseases in developed countries in relation to developing countries or, as we say, low- or middle-income countries.

The U.S. Is the region's countries involved in underdeveloped countries? I ask you because it is known that patients suffering from cancer in the region mostly do not find cure in the Balkans.

We all know that cancer-related diseases are the number one death factor in the world. In developed countries and developing countries, it is the first or second factor. Our countries enter the list of developing countries. There are various scientific publications that on the one hand show that the number of cancer cases in our countries is lower than in European Union countries or Western European countries, but on the other hand the mortality rate is much higher. If we rely on this scientific data, the mortality rate in the Balkan countries is around 60 percent, while in Western European countries this figure is 34 or 35%.

U.S. Attorney General: What are the main reasons for this?

Ziberi Union: The main causes are in the quality of patient treatment. From early detection, which is an extremely important element, then there are regular check-ups, the opportunities given to people in us to have regular tests and to the quality of service that patients are offered after they are diagnosed. All these elements together make up that cycle that unfortunately in us doesn't work as it should and this is reflected in the high number of mortality in the developed countries.

Zëri i Amerikës: Ju keni përvojë në kërkimet shkencore që kanë të bëjnë me trajtimin e sëmundjeve që kanë lidhje me kancerin me anë të nanogrimcave. Mund të flisni pak për këtë teknikë dhe të njejtën kohë a po shfrytëzohet kjo teknikë në ndonjë prej klinikave në Maqedoninë e Veriut, apo në rajon?

Bashkim Ziberi: Jo, në vendet e Ballkanit as që mendohet të zhvillohet ndonjë teknikë e tillë. Metodat dhe teknikat standarde që ekzistojnë janë ato që përdoren për diagnostikimin dhe trajtimin dhe që shrytëzohen atëherë kur kanceri është zhvilluar. Kur është fjala për nano-teknologjinë dhe nano-grimcat, ato mund të përdoren në të dyja rastet: për diganostikim dhe trajtim. Për këtë metodë, që të zbulosh sëmundjet kancerogjene, të duhet vetëm një grumbull i vogël qelizash kancerogjene. Pjesa e nano-teknologjisë dhe nano-grimcave ka marrë hov të madh në fusha të ndryshme, në grupe të ndryshme shkencore për trajtimin e sëmundjeve kancerogjene. Një pjesë e mirë e tyre janë akoma në fazën e studimeve para-klinike dhe klinike. Për shembull, për atë pjesën me të cilën jemi marrë në Fakultetin e Mjekësisë në Harvard, në Institutin e Kancerit Dana-Farber, kolegët vazhdojnë ta ndjekin këtë çështje dhe momentalisht janë në fazën e krijimit të studimit klinik me 25 pacientë.

Zëri i Amerikës: Ju përmendët se shkalla e vdekshmërisë në vendet e rajonit është shumë më e lartë se sa në vendet e BE-së, por e dini se cili është lloji i kancerit që prek më së shumti banorët e Ballkanit?

Bashkim Ziberi: Në vendet tona kanceri numër një është ai i mushkërive dhe në pjesën më të madhe ka të bëjë me konsumimin e lartë të duhanit. Lloji tjetër është kanceri i gjirit tek gratë, pastaj kanceri i zorrës së trashë, e kështu me radhë. Duhet përmendur se një pjesë e këtyre llojeve të kancereve kanë mundësi të mira shërimi nëse mund të zbulohen me kohë. Ka edhe lloje të tjera të kancereve që janë më vdekjeprurës dhe që janë në përqindje më të vogël tek pacientët, por që vdekshmëria është mbi 95 % siç është kanceri i pankreasit.

Zëri i Amerikës: Sa mendoni se janë në gjendje autoritetet shëndetësore në vendin tuaj t’i përgjigjen sfidave rreth sëmundjes? Thatë që shumica e rasteve ka të bëjë me zbulimin e vonshëm të kancerit; pse ndodhë kjo? Nuk ka vetëdijësim tek popullata apo ka diçka që mund të bëjnë autoritetet shëndetësore?

Bashkim Ziberi: Janë të dyja nga pak. Popullata ka paragjykime për pacientët që kanë sëmundje nga kanceri. Sensibilizimi i popullatës duhet të fillojë që herët. Për shembull, një pjesë e fëmijëve tek ne, si vajzat në klasat e teta apo nënta nuk e marrin vaksinën HPV sepse mendojnë që është kundër fertilitetit.

Zëri i Amerikës: Ka të bëjë kjo me keqinformim?

Bashkim Ziberi: Ka të bëjë me keqinformim, ka të bëjë me paragjykimin tek popullata që nuk kanë besim tek autoritetet. Por, nga ana tjetër nuk diskutohet se autoritetet mund të bëjnë më shumë nëse ata do të kishin një strategji afatgjatë për të diagnostikuar sëmundjet kancerogjene. Për shembull, një çështje është ajo e mamografisë. Pacientët tek ne duhet të presin me muaj e vite e shpesh nuk ka fare vizita në dispozicion për të bërë një kontroll të mamografisë.

Zëri i Amerikës: Ka mjekë të mjaftueshëm dhe pajisje të duhura për trajtimin e pacientëve?

Bashkim Ziberi: Pajisjet janë një prej problemeve që përmenda dhe ajo nuk diskutohet. Edhe kur ato janë, nuk janë të siguruara në formën që të përmbyllin atë mozaikun, atë ciklin e plotë të kontrolleve që duhet të bëjnë pacientët.

Zëri i Amerikës: E keni fjalën për mirëmbajtjen e tyre?

Bashkim Ziberi: Po edhe për mirëmbajtjen e tyre sepse nuk përfundon puna vetëm me sigurimin e paisjeve. Në Maqedoni kemi tre akseleratorë pasi 50% e pacientëve që diagnostikohen me kancer marrin terapi të rrezatimit. Tre i kemi në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, një në spitalin Tetë Shtatori (në Shkup) që do të vihet në funksion. Kemi 1 akselerator në Shtip dhe Manastir që ka 3 apo 4 vite që nuk janë në funksion për shkak të stafit teknik që mungon. Kurse, në Tetovë, nuk e kanë menduar fare që në Klinikën Universitare të Tetovës të vendoset një pajisje e tillë.

Zëri i Amerikës: Nuk ka staf teknik sepse nuk i punësojnë apo mugojnë sepse nuk ka persona të kualifikuar?

Bashkim Ziberi: Mungojnë personat e kualifikuar për profesione të tilla, por mungon edhe strategjia e institucioneve publike për të krijuar kuadro të tillë.

Zëri i Amerikës: Ju jeni profesor i Fizikës mjeksore në Universitetin e Tetovës. Pse ka mungesë, për shkak se është një fushë e vështirë?

Bashkim Ziberi: Tek ne nuk përceptohet ashtu siç duhet roli i fizikanit mjekësor. Për shembull në Spitalin e Tetovës ne kemi pajisjet e rrezatimit, rentgen, ultra-tinguj, mamograf dhe nuk kemi asnjë fizikan të fushës së mjekësisë. Me rregulla ndërkombëtare duhet të kemi deri në 3 fizikanë mjekësorë, pra nuk përcaktohet siç duhet ky rol. Në përgjithësi, në fushat e shkencave të natyrës ne kemi vështirësi të krijojmë kuadro për shkak të mungesës së perspektivës, pasi të rinjtë nuk e shohin të ardhmen tek arsimi. Kjo bën që të mos kemi studentë, të mos kemi as pedagogë dhe as te pjesa e profesionistëve të fizikanëve mjekësor. Pozita e fizikanit mjekësor është më e avancuar pasi fillimisht duhet përfunduar fizikën e përgjithshme.

Zëri i Amerikës: Universitetet e Maqedonisë së Veriut nuk ndodhen në listën e 1 mijë universiteteve më të mira në botë, sipas renditjes së Shangait. Cila është arsyeja?

Bashkim Ziberi: Universitetet tona të rajonit dhe universitetet në shqip nuk janë as në listën e 2 mijë universiteteve më të mira. Pra, nuk janë fare në listën e Shangait. Kjo ka të bëjë me mungesën e cilësisë. Duke filluar nga pjesa infrastrukturore dhe pjesa e kuadrit dhe pjesa e strategjisë për të zhvilluar arsimin në tërësi, përfshirë arsimin e lartë dhe hulumtimin shkencor sepse janë ngushtësisht të lidhura në mes vete.


Video