Burri që hodhi gruan nga ballkoni dyshohet se i vuri flakën qelisë ku mbeti i vdekur një 26-vjeçar

2022-03-27 08:34:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Burri që hodhi gruan nga ballkoni dyshohet se i vuri flakën

Një person ka gjetur vdekjen ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një zjarr i rënë në dhomat e qelisë së komisariatit nr.5 të qytetit të Kamzës.

Viktima është Arben Mici , 26 vjeç, banues në Cerkezë, i cili ka ndërruar jetë në spital. Ai ishte arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

I asfiksuar nga tymi ka mbetur Hajredin Boja, me detyrë efektiv policie në komisariatin e Kamzës.

Ndërkohë Dilaver Idrizi 62-vjeç ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai dyshohet se është autori i të gjithë kësaj ngjarje të rëndë. Dyshohet se Dilaver Idrizi i ka vënë flakën qelisë ku flakët më pas janë përhapur me shpejtësi në dhomat e paraburgimit në Kamëz. Idrizi ishte arrestuar pak ditë më parë. Ai kishte hedhur bashkëjetuesen e tij nga ballkoni i katit të tretë.


Video