Breshëri plumbash drejt një makine BMW në Elbasan

2022-03-29 18:41:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Breshëri plumbash drejt një makine BMW në Elbasan
Foto ilustruese

Breshëri plumbash janë zbrazur në drejtim të një automjeti pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Automjeti ishte në lëvizje, kur persona ende të paidentifikuar hapën zjarr. Shkaqet dhe personat e përfshirë në këtë ngjarje momentalisht nuk dihen.

Ndërsa policia në një njoftim për ngjarjen tha se bëhet fjalë për një automjet BMW me targa të vjedhura në Durrës.

Personat që ndodheshin brenda makinës mësohet se e kanë braktisur mjetin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMW, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021. Personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë braktisur mjetin dhe janë larguar. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve“, tha në njoftimin e saj Policia e Elbasanit.


Video