Arrestimi i “BARONIT të DROGËS” në Kosovë/ Gëzim Çela ishte kthyer në

2023-12-19 14:51:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimi i “BARONIT të DROGËS” në Kosovë/
Gëzim Çela

Gëzim Çela, është vënë në pranga në Kosovë, teksa njihet si “baroni i drogës” në Shqipëri.

Autoritetet kosovare bashkë me ato shqiptare kanë bërë të mundur vënien në pranga të Çelës që kërkohej prej disa kohësh në vendin tonë.

Çela i kishte vështirësuar punën uniformave blu pasi kishte ndryshuar nënshtetësinë e tij duke e bërë të thjeshtë kalimin nëpër pikat kufitare.

Siç raporton “Paparaci”, ai kishte marrë pasaportën e Kosovës, duke u regjistruar si banor në Komunën e Obiliqit.

Arrestimi i “BARONIT të DROGËS” në Kosovë/
Letërnjoftimi kosovar i Gëzim Çelës

Siç shihet në letërnjoftim, emri i tij është ndryshuar duke u bërë Bekim Bajraktari.

Kujtojmë që Gëzim Çela akuzohet për trafik droge dhe ishte shpallur në kërkim në muajin gusht nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.


Video