Armë zjarri në automjet, tre të arrestuar në Vlorë

2022-03-23 09:19:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Armë zjarri në automjet, tre të arrestuar në Vlorë
Armë zjarri në automjet, tre të arrestuar në Vlorë

Policia në Vlorë ka vënë në pranga tre persona për armëmbajtjes pa leje. Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar policor “Ëaves”, forcat e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë Kristo Drollin, Ariel Kingjin dhe Shpati Lenën.

Tre të arrestuarit u ndaluan në lagjen “Ujë i Ftohtë” pas marrjes së informacioneve se kishin armë zjarri në automjet.

50-vjeçari Kristo Drolli banues në lagjen “24 Maji” u arrestua  për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë, 21-vjeçari Ariel Kingji u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet në brez, një armë zjarri pistoletë. Nga hetimet më pas rezultoi se Kingji ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 04.08.2019, në lagjen “1 Maji”, Vlorë.


Video