"Condemned" protesters?! Who trapped Rama inside the Prime Minis...
/ 2026-10-23 16:02:00Focus
Gjykata e Lezhës ka refuzuar sërish kërkesën për lirim të portugezit Ruben Saraiva, i cili është dërguar për gjykim si i pandehur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të vitit 2023 në Shëngjin.
Seanca gjyqësore u zhvillua këtë të enjte nën masa të rrepta sigurie.
Pas shqyrtimit të argumenteve të palëve, gjyqtari lirim Bulica vendosi që Saraiva të vijojë të qëndrojë në burg.
Portugezi u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor 2023, pasi autoritetet marokene pranuan kërkesën e drejtësisë shqiptare për ta dorëzuar atë.