Businessman Dritan Agolli is building a 1 million euro hotel in ...
2026-11-09 19:04:05Focus

Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë ka humbur jetën një 29-vjeçari shqiptar.
Viktima, me inicialet F.L., ishte me origjinë nga fshati Raincë i Preshevës dhe ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë.
Aksidenti fatal ndodhi në Esslingen, ku 29-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.
Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet në Gjermani po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të tragjedisë.