Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Elidjana Çelaj do të ushtrojë detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Ministri i Financave Ervin Mete ka urdhëruar ngarkimin e përkohshëm nëpërmjet zëvendësimit, të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Hartimit të Programeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, znj. Elidjana Çelaj në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve.
Ky vendim ka qëllim garantimin e funksionimit të veprimtarisë së përditshme administrative, deri në momentin e plotësimit të vakancës për këtë pozicion pune apo në një urdhër të dytë.
Vendi vakant në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve u krijua pasi Ceno Klosi u emërua zëvëndësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.