Vrau KAMARIERIN me GRUSHT në Elbasan, Gjykata dënon në mungesë me 17 vite BURG, Erjon Llapushin!

23 January 2025, 14:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau KAMARIERIN me GRUSHT në Elbasan, Gjykata dënon në
Erjon Llapushi/ Gazment Kurmaku

Gjykata e Elbasanit dënoi sot me 17 vite burg Erjon Llapushin, për vrasje me dashje të kamarierit Gazment Kurmaku duke e shpallur fajtor për vrasjen e kamarierit në një restorant në Labinot Fushë të Elbasanit.

Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri, Gazment Kurmaku i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty.

57-vjeç, kryekamarier, ndërroi jetë në spital 5 ditë pasi u godit me sende të forta, Erjon Llapushi.

Si ndodhi vrasja

Më 2 tetor 2021, Erjon Llapushi kishte hyrë dhe ishte ulur në një vend të rezervuar, gjë që iu vu në dukje nga kryekamarieri.

Këtu ka nisur debati mes tyre dhe Llapushi e ka goditur, ndërkohë që kamarieri pas goditjeve fizike është përplasur dhe me një nga tavolinat në lokal.

Me plagë të rëndë ai u dërgua në spitalin e Traumës ku edhe pësoi vdekje klinike, por ndërroi jetë 5 ditë më vonë.

Pavarësisht dënimit të fundit, Erjon Llapushi vazhdon të jetë në kërkim nga autoritetet. Më 17 janar 2025, forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan një operacion në Pogradec, ku rrethuan banesën e tij dhe kryen kontrolle të imtësishme, por nuk arritën ta arrestonin. 

Në zonën ku dyshohet se fshihej Llapushi, por edhe në banesat e 6 të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan armë zjarri, thika, armë dhe drogë.


Video