Vodhi një shumë parash në një banesë, shpallet në kërkim 22-vjeçari në Korçë!

3 Shtator 2025, 14:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vodhi një shumë parash në një banesë, shpallet në
Korçë

Një 22-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Korçës pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë lekësh, një shtetasi në banesë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 22 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë lekësh, një shtetasi, në banesë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Vox Pop

Video