Vijon zjarri në pikën e skrapit të “Kurum”, Elbasani mbytet nga tymi toksik

6 November 2023, 19:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vijon zjarri në pikën e skrapit të “Kurum”, Elbasani
Zjarri në pikën e skrapit në Elbasan

Qyteti i Elbasanit është mbuluar nga tymi toksik i zjarrit në një pikë skrapi në fabrikën e “Kurumit”.

Zjarri po vijon prej orës 11:00 të mëngjesit të sotëm dhe duket se pavarësisht punës së zjarrfikësve nuk është vënë ende nën kontroll.

Raportohet se zjarri ka përfshirë edhe një sipërfaqe më të madhe duke djegur bateri makinash, plastikë dhe lëndë të tjera toksike, tepër të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.

Në të gjithë qytetin e Elbasanit ndihet era e rëndë e gazrave toksike të çliruara nga flakët, ndërkohë që ende nuk ka një përllogaritje se çfarë përmasash ka kjo katastrofë ambientale.




Video