VIDEO / Mbërrin në Tiranë Gjin Guri, në gjendje kritike për jetën pas atentatit

27 September 2023, 21:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO / Mbërrin në Tiranë Gjin Guri, në gjendje kritike
Transportimi i Gjin Gurit në Tiranë

Është sjellë për kurim në Tiranë, Gjin Guri, 43-vjeçari të cilit iu bë atentat me armë zjarri pasditen e sotme në Malin e Shoshit në Dukagjin.

Nga plumbat mbeti i vrarë babai 73-vjeçar i Gjin Gurit, Zef Guri.

Gjin Guri nuk është i panjohur për publikun. Në vitin 2015 ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë, pasi po tentonin të kryenin një kontroll në parcelat me kanabis në këtë zonë. Ai u dënua me 7 vite burg për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtje pa leje.

Por në vitin 2021, Gjin Guri do të bëhej shënjestër e një atentati, kur persona të paidentifikuar i vendosën lëndë plasëse në lokalin e tij në Shosh. Gjatë kësaj periudhe ai merrej me transport pasagjerësh nga mali i Shoshit në Shkodër.


Video