Stuhia “Ciaran”, Rama apel qytetarëve: Evitoni lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës

4 November 2023, 12:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Stuhia “Ciaran”, Rama apel qytetarëve: Evitoni lëvizjet e
Edi Rama

Kryeministri i vendit ka reaguar pas stuhisë “Ciaran” që goditi edhe Shqipërinë dje dhe sot.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama shpreh mirënjohje për gjithë ekipet e menaxhimit të situatës së krijuar nga moti i keq. Sakaq kreu i qeverisë i bën apel qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës.

Postimi i plotë:

Mirënjohje të gjithë ekipeve që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave.
Një apel edhe ndaj qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës duke shtuar kujdesin.


Video