Sonte nata e shenjtë e Krishtlindjeve, festë në mbarë botën!

24 December 2023, 12:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sonte nata e shenjtë e Krishtlindjeve, festë në mbarë

Mbrëmja e sotme është një natë e veçantë për të gjithë besimtarët e krishterë. Kjo mbrëmje pasohet nga Dita e Krishtlindjeve më 25 Dhjetor, e cila festohet në mbarë botën.

Nata e Krishtlindjes cilësohet ndryshe si “Nata e Mirë” ose “Nata e Shenjtë”, pasi besimtarët përkujtojnë lindjen e Jezusit. Shumë tradita lidhen me këtë natë, që nga mbledhja bashkë e familjes dhe miqve e deri te këndimi i këngëve, pema e dekoruar si dhe shpërndarja e dhuratave.

Megjithatë bota katolike dhe ajo ortodokse duket se kanë disa ndryshime sa i përket riteve fetare. Besimtarët katolikë festojnë vigjiljen e krishtlindjeve gjatë mbrëmjes së datës 24 dhjetor ndërsa sa i përket besimtarëve ortodoksë ceremonia zhvillohet gjatë paradites së datës 25 dhjetor. Për katolikët, mesha e madhe në Katedrale nis kur ora të shënojë 00:00.

Krishtlindjet në botë festohen si një traditë e hershme, prej mbi 2 mijë vitesh. Çokollatat dhe frutat përbëjnë shportën e shijeve në këto ditë festash. Në festën e Krishtlindjes dhurohet paqe, harmoni, mirëkuptim dhe dashuri për njerëzit më të dashur.


Video