Protesta e qytetarëve në kryeqytet, Rama: Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…

22 June 2026, 08:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta e qytetarëve në kryeqytet, Rama: Nisi për mbrojtjen e

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e pas-protestës së mbajtur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Në pamjet e publikuara shihen mbeturinat e hedhura në tokë, të cilat po pastrohen nga punonjësit.

“Një natë në kryeqytet, si metafora e fundit të një proteste që nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…“, shkruan Rama krahas videos.


Video