Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim që në dhjetor të vitit 2023 ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës.
48-vjeçari K. S., ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Reset”. 48-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me 7 personat që kanë rënë në pranga më parë, si edhe të tjerë që janë ende në kërkim, do transportonin kanabis drejt Turqisë.
Në operacionin e 12 dhjetorit 2023, policia ka sekuestruar 500 kg kanabis, e cila do të trafikohej përmes rrugëve detare në Turqi. Atë kohë 7 persona ranë në pranga.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
Emrat e të arrestuarve më 12 dhjetor 2023:
Idriz Meminaj, 39 vjeç, banues në fshatin Trevllazër
Romir Meminaj, 49 vjeç, banues në fshatin Trevllazër
Emanuel Meminaj, 22 vjeç, banues në fshatin Trevllazër
Nertin Gjoni, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë
Xhuljano Gjoni, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë
Laurent Likaj, 37 vjeç, banues në Vlorë
Altin Meçi, 50 vjeç, banues në Patos