Pesë të plagosur nga aksidenti në Lin-Pogradec, shkak parakalimi i gabuar

5 August 2023, 20:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pesë të plagosur nga aksidenti në Lin-Pogradec, shkak parakalimi
Pamje nga aksidenti


Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme, këtë herë në aksin rrugor Lin-Pogradec.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur pesë persona që udhëtonin me to. Për fat të mirë, nuk raportohet për lëndime të rënda.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar dhe shpejtësia e madhe.

Po gjatë pasdites së sotme, 7 persona, mes tyre 2 të mitur, u plagosën nga përplasja e 3 makinave në Korçë. Ata u transportuan në spital, ku morën mjekimin e nevojshëm.


Video