Ndarja nga jeta e arkitektit që projektoi Pallatin e Kongreseve dhe Piramidën, Peleshi: Me ikjen e tij, u dobësuan muskujt e kombit

2 April 2023, 20:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndarja nga jeta e arkitektit që projektoi Pallatin e Kongreseve dhe
Vladimir Bregu

Ka ndërruar jetë dje arkitekti i njohur korçar, si dhe projektuesi i Pallatit të Kongreseve, Vladimir Bregu. Lajmin e ndarjes nga jeta e kanë ndarë miqtë e tij përmes postimeve në rrjetet sociale.

Bregu vitet e fundit të jetës i kaloi mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Përveçse profesor i Arkitekturës, Bregu ka qenë edhe pjesë e grupit të projektimit të Piramidës në kohën kur ajo u ndërtua.

Ndër reagimet e shumta për vdekjen e tij ishte edhe reagimi i ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili theksoi punët e Bregut.

“I trishtuar nga ndarja e papritur nga jeta e arkitektit korçar Vladimir Bregu. Krijuesit e kulluar si Ladi kanë një forcë mistike për të provokuar evolucionin dhe shtyrë shoqërinë përpara. Ndaj kur largohen krijojnë ndjesinë e dobësimit të muskulit të kombit. Ladi nuk është shumë i njohur sepse madhështinë e forcës krijuese e mbante të ndrydhur brenda modestisë së ushqyer nga rrënjët e familjes së tij korçare. Pakkush e di, për shembull, se projektuesi i vërtetë i Piramidës (skica bashkëngjitur është skica origjinale, që Ladi ma ka treguar në studion e tij) dhe Pallatit të Kongreseve është arkitekti Vladimir Bregu.

Ndarja nga jeta e arkitektit që projektoi Pallatin e Kongreseve dhe

Të gjithë ata që e kanë njohur e dinë sa e madhe ishte fuqia krijuese e Ladit.

Ai i rezistoi komercializmit dhe nuk bëri kurrë kompromis me parimet e projektimit, një cilësi e rrallë kjo për tranzicionin tonë.

Ishte i madh Ladi i vogël”, shkruan Peleshi.



Video