
Seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me zhvillime paralele brenda dhe jashtë sallës, ku vendimet politike janë pasuar nga reagime dhe tensione në radhët e qytetarëve të tubuar.
Protesta u përshkallëzua më tej kur pjesëmarrësit qëlluan me vezë automjetin e një prej deputetëve, si dhe tentuan të shtyjnë kordonin e sigurisë, gjë që solli përplasje fizike dhe verbale me forcat e rendit, ku qytetarët bënin thirrje kundër ndërhyrjes së policisë.
Për të menaxhuar situatën dhe për të parandaluar incidente të tjera, forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshirë shërbimet e posaçme, kanë rrethuar dhe blinduar të gjithë zonën përreth Parlamentit, duke ruajtur kordonin e sigurisë ndërsa seanca po vijon.